“Na u anuluan koncertet, humbëm shumë”- Majk flet për depresionin gjatë karantinës: Vetëm lajme të këqija

Reperi i njohur Majk ka lënë Prishtinën për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.

Pas rreth 4 muajve i izoluar për shkak të COVID-19, këngëtari zgjodhi Dhërmiun për tu relaksuar.

Ai u shpreh se është mërzitur shumë gjatë karantinës dhe kaloi në depresion nga qëndrimi mbyllur.

“Nuk kam bërë plan, thjesht jemi nisur. Nuk e dimë sa do rrimë. Dihet që klubet janë të mbyllura, nuk po hapen dhe nuk do hapen dhe thashë të vij këtu. Kam 3-4 muaj që nuk kam lëvizur nga Prishtina dhe u mërzita shumë. Këtu ndihem mirë, deti, qielli. Jam mërzitur, depresion, lajme të këqija dhe shpresoj të kthehemi shpejt në normalitet. Jam karantinuar me familjen,”– tha Majk.

Për sa i përket projekteve muzikore ai u shpreh se kanë mbetur pezull.

Këngëtari tha se po punonte për një album të ri, që do vijë kur të qetësohet situata.

Ai u shpreh se për shkak të pandemisë i janë anuluar shumë koncerte dhe ka pasur humbje të mëdha.

“Nuk shkoi asgjë siç e kemi planifikuar. Përveç këngës me Getoar kishim në plan albumin. E kemi lënë pezull për një kohë më të mirë. Më janë anuluar shumë koncerte, kemi humbur shumë. Por më rëndësi është të ruajmë shëndetin. Koncertet do vijnë prapë. Për momentin po mendoj që të jenë sa më pak viktima dhe të infektuar,”– përfundoi Majk në një intervistë për “Edicioni Veror 2020”.

/Panoramaplus.al