“Na kanë thënë mos e tregojmë se është turp”- ku e kanë shkëmbyer Lindi dhe Venera puthjen e parë?

Çifti i njohur i artistëve shqiptarë, Venera Lumani dhe Lind Islami, ishin të ftuarit në puntatën e fundit të “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ku jo vetëm kanë kënduar sic dinë vetëm ata, por edhe kanë ndarë disa detaje nga lidhja dhe jeta e tyre personale.

Në intervistën me Ardit Gjebrean, këngëtarët ndër të tjera zbuluan edhe se ku e kanë dhënë puthjen e tyre të parë, edhe pse fillimisht hezituan pak sepse në të kaluarën e kanë thënë që të mos ja tregonin të tjerëve.

Nuk e themi sepse sa herë që e kemi thënë, na i kanë marrë për keq këtu në Shqipëri.”- tregoi Lindi, ndërkohë që Gjebrea, duke u menduar të kuptojë se ku ishte ky vend tha me shaka:

Mua mendja po më shkon në një tualet restoranti.”

Megjithatë nuk ka qenë as një tualet dhe as ndonjë vend i tillë, disi “i sikletshëm””.

E di pse thotë Lindi kështu? Sepse sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp. Në daljet tona të para unë doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, në një park, të ishte takim i thjeshtë. Nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni (i Tiranës) dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira.”- ka treguar mënë fund Venera.

Kujtojmë se Lindi dhe Venera janë bashkë që prej kohës kur ishin pjesë e “The Voice” dhe në fakt, duke menduar që kanë qenë dy të rinj nga trevat në Tiranë, në fillimin e dashurisë së tyre, Liqeni duket si vendi më i mundshëm. Mund ta tregoni më shpesh, mos dëgjoni shoqërinë.

/News31