Na habitën! Geti shfaqet me rrobat e Marinës në klipin e ri (FOTO)
Ditën e djeshme, reperi i njohur Getoar Selimi në bashkëpunim me Majk kanë publikuar këngën e tyre më të re “Zhytem (Je t’aime)”.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka marrë një prej veshjeve, që ai mban në momentet e para të klipit.
Bëhet fjalë për një robdeshamber Versace, të cilin më herët ia kemi parë të veshur bashkëshortes së tij Marina Vjollcës.
Mësohet se kjo veshje kushton plot 390 euro dhe është e njëjta për të dyja gjinitë.
Kujtojmë që më përpara ka qenë Marina, ajo që në Instagram është shfaqur herë pas here me këmishat e Getit dhe komentet e fansave kanë qenë të shumta.