“Moving City” sjell në Tiranë artistin me famë botërore Solomun më 21 Maj!
Festivali “Moving City” do të jetë një event si asnjë tjetër në Tiranë, duke e bërë kryeqytetin të lëkundet nga tingujt e artistit me famë botërore, SOLOMUN.
Festivali “Moving City” është një iniciativë që synon të bashkojë më të mirët e skenës së muzikës elektronike ndërkombëtare dhe atë lokale, me kulturën dhe popullin e çdo qyteti.
Edicioni i Tiranës, i cili realizohet në bashkëpunim me ONE Telecommunications dhe Bashkinë e Tiranës, do t’i japë mundësinë çdo pjesëmarrësi që të shijojë një festë si kurrë më parë në kryeqytet.
Ky festival do të jetë një ngjarje urbane që bashkon muzikën elektronike, artin dhe kulturën, në një platformë ku ne të gjithë festojmë së bashku.
Kjo është arsyeja pse MOVING CITY ka bashkëpunuar me artistin ikonik Solomun, për të nisur në Tiranë këtë ngjarje të levizshme urbane, të ideuar për të ngritur shpirtin progresiv të qyteteve të mëdha, duke lidhur skenën më të gjerë ndërkombëtare të muzikës elektronike me atë lokale.
Me vëmendjen e tij ndaj asaj që i bën njerëzit të klikojnë dhe të përqëndrohen në një mesazh dashurie, pranimi dhe eksplorimi, Solomun, heroi lokal Erti Lutaj dhe banorja e Nordstern, Doma, janë artistët më të përshtatshëm për edicionin e parë të MOVING CITY, zhvilluar dhe bashkëprodhuar nga Nordstern Basel, Zvicër.
Ju presim më 21 maj, në qendër të Tiranës – PARKU EUROPA, duke filluar nga ora 18:00.
Kjo do të jetë pa dyshim një ditë për t’u mbajtur mend!