Motrat Gjoni super mama për fëmijët e tyre, shikoni si argëtohen në mes të Parisit

Ditëlindja e djalit të Ingrit Gjonit, Paridit ka karrikuar motrat Inis, Ingrid dhe Ilda Gjoni për një udhëtim spektakolar në zemër të Parisit. Ingriti së bashku me motrat e saj, nipërit dhe mbesat janë duke kaluar ditë të paharrueshme në “Disneyland”, parkun e mrekullueshëm të lodrave në Europë. Fotografitë dhe videot nga momentet që po kalojnë atje, i kanë postuar në profilet e tyre në Instagram, duke bërë kështu xhiron e rrjeteve sociale. Fotoja më e veçantë ishte ajo në hyrje të parkut “Disneyland”, ku të veshur me të njëjtat bluza ata duket që po kënaqen shumë në kryeqytetin francez. /Story.al/