Motra e Almeda Abazit ndan emocionet me ndjekësit: U bëra teze
Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë ditën e sotme. Pritja e ëmbël mbaroi dhe erdhi në jetë djali i shumëpritur nga ish-Miss-i shqiptar dhe bashkëshorti i saj. Lajmi u bë i ditur nga mediat turke të cilat zbuluan se fëmija dhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Pas lajmit të bukur ka ardhur edhe reagimi i parë nga motra e Almedës, e cila ka publikuar një video të vetën ku shfaqet shumë e qeshur dhe e lumtur, fill pasi mori vesh lajmin e bukur. Krahas saj Ilda ka shkruar: “U bëra teze”.
Në vazhdimësi presim që Almeda dhe Tolgahan ta prezantojnë djalin me botën duke publikuar foto dhe duke shkruar për emocionet e statusit të ri. / revistawho.com