“Mos u tregoni frikacakë!”, Olti Curri apel personazheve me influencë që heshtin për prishjen e Teatrit

Blogeri më i ndjekur i momentit, Olti Curri ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku u bën apel personazheve të famshëm me influencë në publik, të mbajnë një qëndrim të caktuar ndaj vendimeve të tilla të qeverisë, si prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në statusin e tij, Olti shkruan: “Personazhet publikë me influencë duhet të tregojnë veten sot, të mbajnë qëndrim për atë që po ndodh në Shqipëri. Ata që heshtin janë pro diktaturës. Mos miratoni në heshtje atë që po ndodh. Nëse jeni dakord me prishjen e Teatrit dhe mbylljen e mediave kundër qeverisë, artikulojeni. Mos u tregoni frikacakë, ndryshe publiku bën mirë t’ju braktisë. Nuk është arsyetim “nuk merrem me politikë”, kjo është çështje lirie ose çensure. Sot duhet të drejtoni ndjekësit tuaj, drejt asaj që është më e mirë për ata. Nuk jemi vetëm për të reklamuar djathë, sallam dhe buzëkuq. Mbani një qëndrim pro, ose kundër, por reagoni!”, citohet nga statusi i tij.

View this post on Instagram

✌🏻

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

www.story.al