Mos u nxito ta quash këtë kostum të çuditshëm, aq më pak jo në modë

Teksa moda evolon, edhe vajzat e njohura të ekranit përpiqen të jenë gjithnjë koherente me trendet e fundit. Pas kostumeve me ngjyra pastel bojëqielli e rozë të lehtë, në mode është kthyer ky kostumi që shihni të veshur nga këngëtaret Anxhela Peristeri e Marjona Metohu.

Ideja e kostumit është pantallon, xhaketë dhe një pjesë tyli që duket si korse.

Ideja e këtij kostumi ka qenë fillimisht e stilistit francez Thierry Mugler, i cili zgjodhi Bella Hadidin ta prezantojë në pasarelë. Veçse modelja u shfaq pa pantallona dhe vetëm xhaketë.

E vetmja gjë që e bën ndryshe nga të tjerët këtë kostum është pjesa si korse, prandaj atë mund ta përdorni edhe në fustane, siç ka vepruar Ana Lleshi e “Përputhen”.