Mos u habisni kur Shpat Kasapin ta shihni aktor në serialet turke!

Shpat Kasapin në të ardhmen mund ta shohim si aktor në serialet turke. Pamjen e ka, gjuhën e di pak, punës i është futur dhe tashmë ka pasur dhe kontakte me njerëz të kësaj fushe. Kështu tregoi këngëtari i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

“Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”, tha Shpati.