Mos more mos! U godit nga skafi, humb jetën vogëlushi 5-vjeçar në plazhin e Himarës
Një ngjarje që të lë pa frymë ka ndodhur sot në Himarë, ku një skaf ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç i cili ka humbur jetën. Mësohet se autori, është me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për ndalumin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pushime që të marrin jetën!
Ky është rasti i tretë brenda një muaji që skafet në plazhet e Shqipërisë aksìdentojnë pushuesit. Rasti i dy të rinjve është fare i freskët por për fat ata ia hodhën të dy.
Deri kur do zgjasë kjo papërgjegjshmëri e këtyre individëve që lundrojnë e bëjnë xhiro në breg të detit ku lahen pushuesit? Edhe sa të tjerëve duhet tu ndodhë diçka e tillë?