“Mos harroni, ka shpresë”- Ylli i Bollywood vret veten në moshën 34-vjeçare, gjendet i vdekur në banesë
Ylli i Bollywood, Sushant Singh Rajput është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Mumbai të dielën.
Aktori ndërroi jetë në moshën 34 vjeçare.
Policia tha se sipas hetimeve paraprake ai ka kryer vetëvrasje.
Vdekja e tij ka ngjallur debate të reja mbi shëndetin mendor dhe depresionin.
“Flisni, komunikoni, shprehuni dhe kërkoni ndihmë,”- shkroi aktorja Deepika Padukone, e cila ka folur hapur për betejën me shëndetin mendor. “Mos harroni ju nuk jeni vetëm. Në këtë jemi të gjithë bashkë. Dhe më e rëndësishmja, ka shpresë.”
Ndërsa shumë te tjerë thanë se është e vështirë në Indi që të flitet për problemet e shëndetin mendor, për shkak të mungesës së mirëkuptimit dhe tabuve mbi këtë temë.
Ai debutoi për herë të parë si aktor në filmin “Kai Po Che!”.
Ndërsa është bërë i njohur për rolin në filmin MS Dhoni: The Untold Story.