Mos e humbisni Gent Zenelajn të bërë nuse, e kemi dhuratë nga e bija

Gent Zenelaj ka publikuar një video me vajzën e tij si shpesh herë, por në këtë rast, nusërimi i tij qe në qendër të sekuencës.

E bija i është përkushtuar grimit dhe eksperimentimin e bën tek babai. Ndërsa në momentet që e lyen i thotë: “Ti je shoku im më i mirë”.

Pasi mbaron me buzët, shkon deri tek qerpikët dhe ja tek e keni Gentin si kurrë më parë, një nuse e vërtetë.

“Më bëri nuse…Ps: ooo Zot larja e rimelit ishte ç’ishte”, ka shkruar Genti krah videos. Momentet më të çmueshme në jetë janë këto, pikërisht ato pak sekonda lojërash me të vegjëlit që rriten pa kuptuar./revistawho.com