
Morena Taraku me të dashur të ri, nis lundrimin në google për dhuratën e 14 shkurtit
Këngëtarja Morena Taraku sapo na ka njohur me faktin se është në një lidhje të re dashurie. Bukuroshja ka postuar në Insta Story një foto ku shpërfaq interesin e saj për të gjetur një dhuratë për të dashurin për “Shën Valentin.” “Dhuratat më të mira të shtrenjta për të dashurin”, kërkon Morena në google, ndërkohë mbi foto shkruan: “Ndërkohë që 14 shkurti po vjen, unë…” Këngëtarja vitin e kaluar u përfol për lidhjen e saj me miliarderin iranian Sasha Sobhani e cila nuk zgjati shumë. Thuhet se Taraku i dha fund marrëdhënies me të duke pretenduar se ai ishte gay, shkruan Lapsi.al. Megjithatë se kush është ky person me të cilin është e lidhur Morena, ende nuk e dimë. Mbetet ta zbulojmë në një reagim të dytë të këngëtares.
