
Morena Taraku pozon nudo, karriera e re si aktore në Turqi
Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka mahnitur sërish ndjekësit. Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku ka befasuar ndjekësit me imazhin e fundit. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram e cila shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, ku nuk i lë vend as imagjinatës. Me një grim më të lehtë dhe me shikimin tërheqës, Taraku ka siguruar të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Ajo tashmë është duke jetuar në Turqi, ku edhe po zhvillon karrierën e saj e që së shpejti do jetë pjesë e një seriali turk, shkruan Bulevard. Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lançuar nga ajo është “Femnat” në duet me DJ Pm dhe DJ Dagz.
