Monica Bellucci përkrah të dashurit 18 vite më të ri, si u kombinuan në eventin e fundit
Ajo doli në publik për herë të parë me të dashurin e saj në Javën e Modës në Paris, muajin e kaluar. Por tani 54-vjeçarja Monica Bellucci nuk e ka më problem të shfaqet në publik përkrah të dashurit të saj të ri, Nicolas Lefebre, 36 vjeç.
Aktorja e famshme italiane dukej e mrekullueshme dhe elegante me një kostum të bardhë, teksa ecte dorë për dorë me Nicolas në eventin e firmës Cartier në Paris, të mërkurën mbrëma. Çifti ka që në maj të vitit 2017 që janë bashkë, katër vite pas ndarjes së Monica-s nga ish-bashkëshorti Vincent Cassel.
Aktorja e konfirmoi lidhjen e saj për herë të parë në një intervistë për Paris Match nëntorin e kaluar, por pa dhënë identitetin e partnerit. Në atë kohë, ajo shprehej se marrëdhënia shkon për mrekulli.
Por kur u pyet për martës, Bellucci tha: “Kur ke qenë i martuar dy herë më parë, duhet të marrësh kohë për martesën, për të kuptuar pse ndodhi dhe pse u divorcove. Le të themi që jam në fazën e kuptimit për momentin”.
Monica Bellucci ka qenë e martuar më parë me fotografin e modës Claudio Carlos Basso prej vitit 1990-1994.Ndërsa martesa e dytë me Vincent Cassel nga viti 1999 deri në 2015./Panorama Plus