Momenti kur burri i një ‘drag queen’ përplas për toke kurorën e konkursit të bukurisë, pasi partneri i tij rezultoi i dyti

Kush thotë se askush nuk i intereson edhe nëse zë vendin e dytë.

Një konkurs brazilian i bukurisë të personave ‘drag queen’ pati një fund të çuditshëm të shtunën kur një burrë hipi në skenë dhe përplasi kurorën teksa do të vendosej mbi kokën e fituesit, ndërsa partneri i tij nënkampion e shikonte i tmerruar, shkruan DailyMail.

Momenti tronditës u xhirua nga të pranishmit dhe shfaq çastin kur Nathally Becker, që përfaqëson qytetin e Cuiabás, duke mbajtur dorën me Emanuelly Belini, përfaqësuesen Várzea Grande, teksa prisnin që gjyqtarët të shpallnin fituesen e konkursit ‘Miss Gay Mato Grosso 2023’ në Cuiabá të shtunën.

Becker e përqafoi Belinin kur burri i Beckerit, Matheus Oliveira, u hodh papritur për t’i rrëmbyer kurorën një personi, i cili dukej se ishte fituesi i mëparshëm, dhe e përplasi për tokë me neveri.

Oliveira më pas e kapë për flokë Beckerin dhe e shoqëron nënkampionin nga skena teksa ai ishte i nervozuar.

Më pas ndaloi, mori kurorën nga dyshemeja dhe e përplasi përsëri.

Malone Haenisch tha për gazetën braziliane G1 se konkursi i bukurisë kishte një konkurrencë të fortë.

“Ai nuk e konsideroi rezultatin të drejtë dhe shkaktoi gjithë këtë shqetësim dhe dëm”, tha ai për Oliveira.

Haenisch, i cili mbikëqyr konkursin që është një nga më të mëdhenjtë për ‘drag queens’ dhe ‘cross-dressers’ në vend, i dha Belinit një kurorë të re.

Ai tha se policia do të kontaktohet për të kërkuar veprime ligjore për të mbuluar koston e kurorës së thyer.

Të dielën, Belini ka postuar një mesazh në Instagram duke falënderuar mbështetësit.

“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen që kam marrë përmes rrjeteve sociale, të gjithë fansat, miqtë, ekipin tim”, ka shkruar Belini. “Mbështetja juaj ishte dhe është thelbësore për mua tani”/Telegrafi/