Momenti më i ëmbël babë e bijë, Stine feston 38-vjetorin pranë vogëlushes së tij
Ditën e sotme Stine feston 38-vjetorin e lindjes. Këtë ditë të shënuar ai ka vendosur ta festojë me njerëzit më të afërt dhe pranë tij nuk ka munguar as vajza, Estia. Stine ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet pranë tortës me vogëlushen e tij. Në video dëgjohet teksa ai i kërkon Estias të fryjnë qirinjtë bashkë dhe ky është një nga momentet më të bukura babë e bijë, shkruan Ëho. Në fund të vitit që lamë pas Stine lajmëroi ndarjen nga partnerja e tij, por duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në kohën që kalon me vogëlushen Estia. Pas një marrëdhënie disavjeçare, këngëtari i dha fund lidhjes me ish-partneren, Graciela, sepse siç tregoi dhe ai vetë gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç i kishin menduar.