
Momentet e papublikuara nga dasma e Justin-it dhe Hailey-t në altar
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan për të dytën herë në shtator të vitit të kaluar. Dasma ishte private dhe të vetmet pamje që u siguruan nga mediat ishin ato që çifti postoi në Instagram dhe ndonjë foto tek-tuk e postuar nga miqtë e tyre.


Tani,
rreth 5 muaj pas dasmës, Justin Bieber ka publikuar një video në
YouTube të titulluar ‘The Wedding: Officially Mr. & Mrs. Bieber’,
pjesë e dokumentarit të tij, “Seasons”. Në video shfaqen pjesë nga dasma
të papublikuara më parë, përfshirë edhe momentin e betimeve.
Po
ashtu, gjatë videos Justin zbulon se i ka propozuar Hailey-t gjatë një
udhëtimi në Bahamas, duke e surprizuar me një unazë, teksa ajo zbriste
nga shkallët.
Për herë të parë mund të shihni momentet më të bukura nga dita më e veçantë e çiftit të ri.