Moderatorja shqiptare “detyrohet” të pranojë publikisht në emision që është në një lidhje, por kush ia ka rrëmbyer zemrën?

Shtëpia e Soiree në ABC me Jonida Shehun ishte shndërruar në një festë të vërtetë, konkretisht në “pajamas party” mbrëmjen e 2 Janarit.

Të ftuar ishin shumica e moderatorëve të ABC-së për të festuar 2021 pikërisht me të shtëpisë.

Nuk munguan dhe Ardit Murataj e Liesa Haxhiasllani nga “Friends Zone”, të cilët u vendosën përballë situatave, ku duhet të intervistonin njëri-tjetrin.

Ardit Murataj i ka bërë pyetjen e drejtpërdrejtë mikeshës së tij Liesës se kur do e bëjë publike djalin me të cilin është i lidhur.

Reagimi i të ftuarve ishte i menjëhershëm, të cilët nuk ishin në djeni që në fakt Liesa po përjetonte një histori dashurie.

“Liesa e lidhur? Gëzuar, gëzuar!”, thanë të gjithë moderatorët.

“Kur ke ndërmend që ta bësh publik këtë djalin dhe kur mendon se mund të krijosh ndonjë familje ose dasëm”, e ka pyetur Arditi më tej.

“Arditi pas këtij emisioni, nuk do të jetë më miku im”, u shpreh Liesa Haxhiasllani duke qeshur.

“Mund të themi sa vjec është Taulanti?”, e ka ngacmuar më tej Ermal Peci.

“E ka Armand emrin”, u përgjigj Ardit Murataj.

Ndërsa Liesa u shpreh se për momentin nuk dëshiron që ta bëjë publik.

“Nuk jam njeri që eci me plane. Kur të jetë momenti i duhur. Jam në karrierë për momentin”, tha moderatorja e njohur.