
Moderatori turpërohet “live”, i grisen pantallonat mes këmbëve
E ka komentuar si një nga situatat televizive, ku është ndjerë vërtet i turpëruar. Fjala është për moderatorin e njohur të modës Mark Heyes, të cilit gjatë emisionit “Lorraine”, i ka ndodhur një incident i papritur kur teksa prezantonte iu grisën pantallonat tek pjesa mes këmbëve. “Pantallonat e mia u grisën”, tha Heyes, duke bërë show me sikletin e tij. Lorraine Kelly, moderatorja tjetër u hodhi një sy pantallonave të Mark Heyes live në emision, teksa ai u shpreh: “Më duhet të mbulohem!” E për të mos ndërprerë emisionin, Mark u ul me pantallonat e grisura duke u mbuluar me një jastëk pëpara. Natyrisht që ai e komentoi këtë ngjarje si të tmerrshme, ndërsa Lorraine u shpjegoi teleshikuesve se e kishin humbur momentin e rrallë, dhe çfarë ndodhi pak minuta më parë që detyroi Mark të mbajë një jastëk mes këmbëve.
