Moderatori shqiptar habit me deklaratën: Jam njeri i keq, të gjitha të zezat i kam
Moderatori i njohur, Isli Islami, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”.
Isli u ka dhënë mundësinë që t’i drejtojnë nga një pyetje që në fakt ishin shumë dhe nga më të ndryshmet, serioze apo edhe me shaka.
I pyetur nga dikush nëse mendon se është njeri egoist, moderatori i ka habitur të gjithë me përgjigjen që ka dhënë.
“Jam egoist, i ndyrë, njeri i keq, banal, hakmarrës, egocentrik etj. Të gjitha të zezat i kam”, iu përgjigj Isli ndjekësit. Ju e besoni se ai ka gjithë këto karakteristike të këqija?
Pasi një tjetër fans e pyeti atë se përse është “kaq pozitiv” dhe Isli del në kundërshtim me ato që tha më parë. “Ka aq shumë njerëz negativë vërdallë sa nuk kishte më vend. Thashë po bëhem njeri pozitiv. Të falenderoj”, u përgjigj Islami.
Njëkohësisht Isli hodhi poshtë fjalët që thonë se ai është djali për shtëpi që gjithë vjehrrat do ta donin. “Largoni vjehrrat nga ky story: jo”, iu përgjigj moderatori ndjekësit që e pyeti nëse di apo jo të gatuajë.