Modelja 26-vjeçare vdes gjatë lojës ekstreme erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë
Një modele e kërcimtare ka vdekur gjatë një loje seksuale që shkoi keq me të dashurin e saj, teksa ky i fundit raportohet se vrau veten disa orë më vonë, u tha në seancën e hetimit të çështjes në Britani.
26-vjeçarja Georgia Brooke, ndërroi jetë në spital pasi pësoi atak kardiak në shtëpinë e saj në Bradford, në veri të Britanisë. Policia nisi një hetim vrasjeje dhe më vonë gjetën të dashurin e saj Luke Cannon të varur pranë spitalit.
Mjeku ligjor Martin Fleming konklusoi se vdekja e Georgia në shkurt 2022 ishte rezultat i një vrasjeje, shkruan rrjeti vendor Yorkshire Live.
Ai e përshkruante ngjarjen si një “lojë seksi të shkuar keq” ku Georgia ishte mbytur me duar nga Luke, në një sulm që sipas tij nuk mund të ishte konsensual “prej pasojave te tij fatale”.
Luke kishte kërkuar më pas ndihmë në numrin e emergjencës 999. Vdekja e Georgia erdhi nga shtrëngimi i fortë dhe i zgjatur në qafë, ndërsa shkaku i atakut kardiak nuk shpjegohet.
Raportimet e toksikologjisë tregonin për konsum të drogës GHB nga viktima, substancë e përdorur në festa nga të rinjtë në Britani. Hetimet thanë se dyshja kishin diskutuar praktika dhunë në marrëdhënien e tyre seksuale.
Georgia përshkruhej si një bijë e motër e dashur nga nëna e motra e saj që përshkruanin dy vitet e fundit si “të tmerrshme”. Ato shtonin: “Të duam shumë Georgia. Tani vazhdo të kërcesh por me engjejt”.
Ora News