Modeli Marsel Seitaj: Dieta sekrete për trup fit dhe muskuj, ushqimet që duhet të zgjidhni
Çfarë sakrificash bën ti për të mbajtur trupin e modelit të pandryshuar?
Tashmë ka qenë shumë e vështirë për të mbajtur trupin me dietë, sepse puna si menaxher modelesh dhe hapat e parë në këtë fushë e kanë bërë pothuajse të pamundur regjimin tim personal. Por siç ju thashë edhe më parë unë modelingun personalisht do ta ushtroj deri vonë dhe shumë shpejt do të jem përsëri në një dietë, kur në të vlen të theksohet sa më pak yndyrna dhe ushqime të cilat rrisin shtresën dhjamore të trupit.
A mund të na zbulosh regjimin tend personal?
Miku i mirë i dietës sime janë koktejlet me fruta (milkshake-et) dhe kalori të pastra nga ushqimi ditor si; filetot e pulës, peshku, vezët, orizi, tërshëra, frutat e thata dhe normalisht në momente të caktuara duhen dhe pak suplemente si proteina dhe amino acide, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. KJo pasi është e vështirë që vetëm me anë të ushqimit të ndërtosh muskuj, sepse në të kundërt do të duhej të ushqehem gjashtë herë në ditë me fileto pule dhe vezë.