Mjeku shqiptar lë ceremoninë e martesës për të shpëtuar turisten në Itali
La bashkëshorten e tij për disa momente, për të bërë një gjest human. Kjo është historia e një doktori me origjinë shqiptare në spitalin e Perugias. Sipas mediave italiane në fund të meshës në kishën e San Francesco d’Assisi në Matera, dhëndri vuri re një turiste që u rrëzua jashtë në afërsi të Piazza San Francesco Fortuna. Duke kuptuar kushtet e rënda të personit, mjeku i përgjithshëm Sokol Berisha vrapoi duke i dhënë ndihmën e parë. Berisha, duke marrë parasysh skenën, vendosi të përdorë defibrilatorin në dispozicion për masazh kardiak. Kështu që ai e shpëtoi jetën e 60-vjeçares. “Bashkëshorti, heroi dhe doktori është i njohur në botën e mediave sociale pasi është administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme”, shkruajnë mediat italiane./Gazeta Panorama