“Mjaft u hoqët si miq, ju jeni çift! Komentuesi zbulon lidhjen mes dy kolegëve të televizionit
Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani dhe prezantuesja e “In tv”, Fatma Methasani prej muajsh po përfliten për një lidhje, fakt që ata nuk e kanë konfirmuar. Por një foto kompromentuese e kolegëve që punojnë në të njëjtin televizion ka lënë të kuptohet se ata janë me shumë se miq. Ishte Alfio ai që postoi foton në Instagram, ku Fatma i ngre këmbën në një mënyrë që tregon se mes tyre ka intimitet. “Beautiful people” shkruante ai poshtë fotos shoqëruar me një zemër për Fatmën. “Block!” ka komentuar Fatma, pasi mesa duket s’ka dashur që kjo foto e tyre të publikohet. Në po të njëjtin postim një ndjekës i ka konsideruar si”çift i bukur” duke u kërkuar që të ndalojnë së pretenduari se janë thjesht miq”. /Story.al/