Mjaft folët marrëzira”/ Robert De Niro del në mbrojtje të Izraelit dhe përplaset me protestuesit
Aktori fitues i çmimit Oscar Robert De Niro shprehu mbështetjen e tij për Izraelin dhe u përball me një grup protestuesish pro-palestinezë gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, “Zero Day”, në Manhattan.
Në një video të postuar në Twitter, De Niro shihet duke i bërtitur turmës për ngjarjet e 7 tetorit: Ky nuk është një film. Kjo është e vërtetë. Dhe nëse do të vazhdoni të flisni marrëzira, atëherë duhet të shkoni në shtëpi. Ata (Hamasi) kanë thënë se do ta bëjnë sërish (ngjarjet e 7 tetorit). Dhe askush nga ju nuk e dëshiron këtë.
De Niro ka folur më parë në favor të Izraelit, duke ruajtur miqësi me ministrin e Mbrojtjes Moshe Dayan dhe presidentin Ezer Weizmann. Gjatë një prej vizitave të tij në vend, ai kishte thënë se “Gjithmonë më pëlqen të vij në Izrael. Izraelitët janë njerëz të ngrohtë dhe energjikë. Më pëlqejnë gjithmonë njerëzit e zgjuar. Ata janë njerëz të mirë, ju e dini.”
living.al