Miriam Cani flet për tmerrin e propozimit nën ujë nga Alban Skënderaj: “Isha gati duke u mbytur…”
Propozimin romantik që këngëtari Alban Skënderaj i bëri partneres së tij Miriam Cani, me siguri e kujtoni të gjithë si një nga propozimet më romantike të showbiz-it shqiptar. Albani zgjodhi thellësinë e oqeanit indian për të bërë këtë moment sa më të paharrueshëm për Miriamin, e cila e ftuar në emisionin “Pop Culture” ka treguar për prapaskenat e këtij propozimi magjik, të cilat duket se kanë qenë të vështira. Mes emocionesh këngëtarja tha se thellësia e më shumë se 20 metrash i ka rrezikuar jetën, shkruar “Who”. “Kur erdhi Albani u emocionova aq shumë sa i harrova të gjitha rregullat që na kishte thënë më parë instruktori, kështu që fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte të qetësohesha,” rrëfeu Miriami. Videoja e propozimit u bë pjesë e klipit të këngës “Nëse thua po”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar. /Story.al/