Mirela Milori, djali që përkedhël jashtë studios së lajmeve

Mirela-Milori-2

Dikur spikerja kryesore e lajmeve të “Tv Klan”, dhe tani në studion e lajmeve të televizionit informativ “ABC News”, Mirela Milori, na shfaq anën e saj si nënë e një djali. Këto janë momentet kur ajo kalon kohë me të birin gati 10 vjeçar, Aiden, i cili duket se është një kopje e gazetares. Milori, e cila ruan ende imazhin e para shumë viteve, iu rikthye para pak vitesh punës në ekranin shqiptar, pas një periudhe kohe që vendosi të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku iu përkushtua dhe atje gazetarisë. Ajo ka punuar për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që gjatë qëndrimit në SHBA ka jetuar në Washington.