Miqtë e vjetër bashkë për një hit? Flori & Getoari hedhin pas krahëve historitë e ngatërruara me vajzat VIP

Një foto ku shfaqen Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi teksa udhëtojnë me makinë qarkulloi në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme. Fansat e dy djemve janë emocionuar pa masë nga postimet e të dy këngëtarëve, me shpresën se ky takim mund të ketë vulosur ndonjë bashkëpunim mes tyre. Flori dhe Geti s’kanë dashur të japin ndonjë informacion specifik më shumë lidhur me këtë takim mes tyre. Derisa djemtë të flasin, mediat po aludojnë se bëhet fjalë për një bashkëpunim që mund të jetë hit-i i tyre i ardhshëm. Nëse do të bëhet fjalë për një këngë, ky bashkëpunim do të vijë për Florin pas atij me Ledri Vulën. Sa i takon jetës jashtë muzikës miqtë e vjetër janë komentuar për historitë e ngatërruara të dashurisë me vajzat VIP. Dihet që aq shpesh i takon jeta personazhet e showbizit sa u ndodh që të përplasen edhe me partnerët që zgjedhin të kenë në krah. Mes historive të ngatërruara VIP nuk shpëtojnë as Geti dhe Flori. Getoari më parë është përfolur për lidhje me Elvana Gjatën, e më pas me Liberta Spahiun, dy vajzat e njohura që për Florin e para është një ish-bashkëpunëtore, dhe e dyta e dashura aktuale, nëse merren për bazë lajmet e mediave të Kosovës. Gjithsesi të shkuarën ata tani e kanë hedhur pas krahëve, dhe dy muzikantëve u mbetet vetëm të shijojnë lidhjet e momentit. Vlen për t’u përmendur se si Getoari ashtu dhe Flori, kësaj here kanë hequr dorë nga këngëtaret, për t’u hedhur nga vajzat e medias. Ashtu siç bëri Getoari, i cili bleu apartament në Tiranë për të nisur bashkëjetesë me Marinën, edhe Flori ka bërë të njëjtën gjë duke u vendosur në Prishtinë, për të nisur bashkëjetesë me Libertën. /Story.al/