Mimoza Dino rrëfen martesën me Bert Aliaj: “Mamaja më paralajmëroi se…”

Robert Aliaj njihet si artisti kontrovers që është kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. Me një stil të veçantë veshje dhe jete, dhe me një mënyrë ndryshe të menduari të jep idenë e një njeriu shumë të vështirë për të ndarë jetën.Por, përkundrazi kur bëhet fjalë për dashurinë dhe familjen Berti është i paparashikueshëm. Ai nuk e ka problem të qaj edhe publikisht kur bëhet fjalë për njeriu e tij të zemrës, apo fëmijët dhe këtë na e vërtetoi shumë mirë para pak kohësh teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Rudina”.Ndërsa ditën e djeshme në studion e Rudinës ishin ndërruar rolet dhe e ftuar ishte bashkëshortja e tij, Mimoza Dino, e cila rrëfeu versionin e saj të dashurisë me Bertin. Një histori plot sfida.“Roberti thotë se është dashuruar me mua që 7 vjeç dhe se shihte të unë modelin e femrës. Këto gjëra m’i ka shprehur edhe mua, por ndoshta unë isha shumë naive për të kuptuar”, tha Moza.Siç tregoi ajo, Roberti e kishte ndjekur për 10 vjet rresht, por Moza nuk e kishte kuptuar këtë, madje me naivitetin e saj nuk ishte në dijeni të “gjuetisë”, derisa u ritakuan.“Ai është vërtitur rreth 10 vjet rresht prapa meje, por nuk guxoi t’i shprehte ndjenjat e tij. Kur nisi njohja jonë, madje Robertit kishin filluar ti binin flokët”, u shpreh Moza.Duke njohur tipin e veçantë të Bertit prezantimi i tij me familjen ishte një sfidë më vete. Prindërit e saj fillimisht kishin qenë shumë skeptik për të duke u nisur nga natyra e tij opozitare. Madje e ëma e Mozës, si një natyrë më e hapur i tha së bijës se me Bertin nuk do ta kishte jetën të lehtë.“Ime më, më paralajmëroi se do të kisha para sfida, por më tha se ‘më duket ky është diçka e veçantë’”, rrëfeu Moza.Pavarësisht vështirësive të fillimit, sot ndërsa kanë kaluar 33 vite dashuri Roberti e adhuron dhe respekton bashkëshorten e tij si ditën e parë kur e ndiqte në fshehtësi. Ata janë një familje e lumtur që është bekuar edhe me dy fëmijë.