Milot Rashica, baba për herë të parë
Është bërë baba për herë të parë futbollisti Milot Rashica.
Bashkëshortja e tij Tina ka sjellë në jetë një djalë emri i të cilit është Tian.
Ka qenë vetë futbollisti që e ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale, duke ndarë foto me partneren dhe bebushin në maternitet.
“Ëndërro gjëra të mëdha, djalë i vogël”- shkruan Miloti krahas postimit.
Çifti u kurorëzua me martesë në shtator të vitit që lamë pas dhe pas dy muajsh dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.