Miliarderit italian i shkatërrohet nga flakët jahti i sapoblerë

Një jaht 25 milionë eurosh në pronësi të një miliarderi italian u shkatërrua si pasojë e një zjarri pranë brigjeve të një ishulli në Spanjë.

Mjeti lundrues luksoz 45 metërsh u përfshië nga flakët pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit të Formenterës, vetëm një muaj pasi i ishte dorëzuar pronarit.

Rojet bregdetare spanjolle dërguan menjëherë në zonë 2 varka shpëtimi dhe 9 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit të jahtit u shpëtuan pa lëndime.

Sipas të dhënave, superjahti ishte në pronësi të miliarderit italian Paolo Scuderi, dhe kishte vetëm një muaj që ishte blerë prej tij.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që një hetim ka nisur.