Miliarderi i “Asos” humb 3 fëmijë gjatë sulmeve në Sri Lanka
Miliarderi 46-vjeçar danez, Anders Holch Povlesen, pronar i kompanisë së veshjeve Asos, ka humbur tre fëmijë nga sulmet terroriste në Sri Lanka. Povlesen dhe gruaja e tij janë pronarët më të mëdhenj të tokave në Skoci, dhe pasuria e tyre shkon në rreth 8 miliardë dollarë. Shtatë kamikazë vetëvrasës kryen disa sulme në Sri Lanka, duke shkaktuar mbi 300 të vdekur dhe 500 të plagosur, shkruan Top Channel.Mes viktimave ishin dhe tre nga katër fëmijët e miliarderit danez. Ende nuk është përcaktuar se cili nga fëmijët është gjallë, dhe se te cili sulm kanë humbur jetën tre të tjerët. Por vdekja e tyre është konfirmuar nga autoritetet.