Miley Cyrus sapo e tha, ja kë dëshiron të puthë mes Justin Bieber dhe Harry Styles

Miley Cyrus njihet tashmë nga të gjithë jo vetëm për shkak të muzikë, por dhe transparencës së shfaqur në çdo intervistë apo dalje publike.

Në intervistën e fundit në ‘Heart FM’, ajo u bë pjesë e lojës ‘Do you rather’ dhe duhej të zgjidhte nëse preferonte të puthte Harry Styles apo Justin Bieber.

“Harry”, u përgjigj ajo, raportuar nga Daily Mail. “Justin Bieber e kam njohur për shumë kohë, është si familja ime. Harry Styles, ai po duket vërtet mirë”.

Miley shtoi se asaj i pëlqen edhe pamja në rrjet e Harry-t, duke iu referuar kopertinës së tij në mars të revistës ‘Beauty Papers’./revistawho.com