Miksim traditash: dasma e veçantë u bë “hit” në rrjet, Leonora zgjedh veshjen tradicionale shqiptare

Leonora Brajshori dhe partneri i saj britanik, Ethan Clift, janë bërë viralë në rrjete sociale pasi lidhën kurorë me njëri-tjetrin.

Çifti, që ndan të njëjtën punë, organizuan një ceremoni martesore me tradita shqiptare dhe angleze. Por e veçanta e dasmës ishte veshja e tyre, ku Leonora shihet me veshje tradicionale shqiptare, ndërkohë Ethan me ato angleze.

Kjo veshje mori vëmendjen dhe është komentuar shumë në mediat sociale. Në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit”, teksa ndau detaje nga dasma.

Leonora tregoi se historia e dashurisë së tyre lindi në ushtri, ku punojnë ty dy prej vitesh. “Të dy jemi ushtarë. Punojmë bashkë prej tetë vitesh. Më pati pyetur nëse ke qejf me dalë për takim.

Atëherë sa patëm nisur ushtrinë, ishin duke bërë trajnim, dhe nuk doja të lidhesha me dikë, pasi doja të fokusohesha te karriera.

I thashë jo atëherë. Në 2019 rastisi të ishim në të njëjtin vend dhe më pyeti sërish, por patën kaluar vite dhe i thashë po. Na shkoi mirë që nga fillimi”, tha vajza shqiptare.