Mihrije Braha pozon si barbie në prag të 50 vjetorit, por fansat e masakrojnë me sharje
Këngëtarja e bukur nga Kosova që vitin e ardhshëm do të jetë në prag të 50 vjetorit, ka realizuar një set shumë të bukur fotosh artistike me një mikeshë, ku shfaqet e veshur si kukull barbie. Fustani në ngjyrën rozë të lehtë e bën të duket shumë më e re, ndërkohë që ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike deri tani. Por bashkëshortja e këngëtarit Naim Abazi, dhe nëna e një djali të rritur tashmë, Platorit përveç komplimenteve ka marrë dhe komente fyese nga fanset, që ndoshta s’i kishte pritur. Përveç komentitt se duket si Barbie, nuk kanë munguar komentet e tipit: “Na lodhe, lëkura ju është është plakur. Hapuni rrugëve të rejave të hyjnë në trend”. Mihrijes me sa duket i ka bërë përshtypje ky koment ndaj nuk ka vonuar me replikën ndërsa i përgjigjet: “Pse kush po ju ndalon? Nuk po të ndaloj ty e as të rejat për të qenë në trend. Por pyetja është a mundesh dhe a di?” Mihrija ka deklaruar se sekreti i rinisë së saj është se gjatë gjithë jetës ka pasur vetëm një burrë, dhe ai është Naim Abazi me të cilin festoi këtë vit 25 vjetorin e martesës.