Michele Hunziker sërish single: Merr fund martesa me Tomaso Trussardi

Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi kanë njoftuar se martesa e tyre ka mbaruar.

“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë. Michelle dhe Tomaso”, kanë shkruar ata në një njoftim zyrtar të publikuar nga ANSA.

Historia e dashurisë me prezantuese së famshme dhe djalit të sipërmarrësit të njohur të modës ka nisur në 2011-ën. Dy vite më vonë ata u bënë prindër të vajzës Sole dhe në 2015-ën erdhi në jetë Celeste. Ndërsa zyrtarisht u martuan më 2014-ën. Çifti po përflitej prej kohësh për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Michelle u bë e njohur në Itali që herët kur u martua me Eros Ramazzotti, ndërkohë që ishte fanse e tij dhe nga martesa në moshën 19-vjecare me të ka një vajzë me emrin Aurora. Ajo ka vazhduar paralelisht karrierën në Itali dhe Gjermani me programe televizive që drejton. Në vendin tonë është e njohur prej programit “Striscia la notizia”./revistawho.com