Michael Jackson “ngrihet nga varri” dhe bën apelin për koronavirusin: Bëhuni të zgjuar e qëndroni të sigurt
Fansat e Michael Jackson u befasuan sot pasi këngëtar “u grit nga varri” dhe bëri një status për koronavirusin në Twitter.
Në faqen zyrtare të tij u pubikua një foto mbretit të popit ndërsa mbante një maskë në fytyrë.
Krahas fotos së tij u shkruajt: “Bëhu i zgjuar dhe qëndro i sigurt.”
Por ndjekësit e çuditën edhe më shumë kur panë se postimi ishte bërë nëpërmjet iPhone.
“Nga ku po e bën postimin,”– shkroi një përdorures i rrjetit social.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Michael Jackson po përdor Iphone në parajsë dhe po bën postime rreth koronavirusit.”
Këngëtari, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare, i mbante shumë maskat në fytyrë, të cilat shpesh ishin të kombinuara me ngjyrat e veshjes së tij.
Këto maska janë të zakonshme të shihen në rrugët e gjithë botës ndërsa njerëzit përpiqen të mbrohen nga koronavirusi.
Nuk dihet kush qëndron pas postimit në rrjetin social të këngëtarit të ndjerë.