Mesazhi i Eriksen nga shtrati i spitalit: “Më ndihmoi mbështetja juaj”
Më e keqja duket se ka kaluar tani për Christian Eriksen. Tre ditë pas problemit të zemrës që rrezikoi t’i kushtonte jetën, mesfushori danez u shfaq i qeshur nga shtrati i spitalit ku është i shtruar (edhe për pak kohë) dhe ka dashur të japë një mesazh përmes kanaleve sociale të Federatës së futbollit të vendit të tij. .
“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj të ngrohtë dhe të pabesueshme dhe për mesazhet nga e gjithë bota. Kjo ka nënkuptuar shumë për mua dhe familjen time. Unë jam mirë duke marrë parasysh rrethanat. Duhet ende t’i nënshtrohem testeve në spital, por ndihem mirë. Tani dua të mbështes djemtë e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë danezët. Përshëndetje. Christian”, ishin fjalët e tij.