Mes shumë lulesh dhe çokollatash, Enca tregon disa nga dhuratat që mori këtë 25-vjetor
Me postimet e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, Enca ka treguar se si e ka festur ditëlindjen e saj të 25-të. Ajo ka zbuluar se tema e ditëlindjes ka qenë që të gjithë të ftuarit të visheshin me pizhama saten, duke sjellë atmosferën e një mbrëmjeje të ngrohtë mes miqsh në shtëpi.
Enca ka ndarë në ‘Instastory’ gjithashtu disa nga dhuratat që ka marrë që kanë qenë buqetat e mëdha me trëndafila rozë, kutitë plot me ëmbëlsira dhe urime të përzemërta, por edhe një orë të cilën e ka vendosur menjëherë në dorën e saj.
“Vallaj unë vdes për dhurata”, ka shkruar Enca krah postimit të saj duke mos e fshehur faktin se i kanë pëlqyer të gjitha dhuratat që ka marrë.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se ende nuk mund të ecë vetë, ndaj dhe në “party” nuk ka munguar dhe personi i duhur për ta ndihmuar Encën të lëvizë nga njëri vend në tjetrin.
revistawho.com