Merr fund dilema, tre ish-aktorët e “Portokalli-së” rekrutohen nga Ardit Gjebrea
Dy aktorët e njohur të humorit, Besart Kallaku dhe Erion Isai shkëlqyen gjatë moderimit të festivalit “Kënga Magjike”. Me batutat e tyre, ata mbajtën mbërthyer publikun para ekranit. Gjatë festivalit, moderatori i njohur Ardit Gjebrea hodhi idenë që ata që dy t’i bashkoheshin televizionit “Klan” me një program humori, shkruan Panorama Plus. E mesa duket ideja e Arditit është pranuar, pasi në sezonin e ri, Besi e Erioni së bashku me aktorin Olsi Bylyku si Kimikati i janë bashkuar televizionit “Klan”.
Lajmin e kanë konfirmuar të tre aktorët nëpërmjet postimit të njëjtës foto në profilet e tyre në rrjetin social Instagram. Ata shfaqen krahas Ardit Gjebresë dhe Aleksandër Frangajt.“ Se na çmendet”, shkruan Erioni. “A ta hedh këtë foto???”, shkruan Besi. Ndërsa Olsi shkruan: “Ne po punojmë, ju vetëm prisni!”.