Meriton Mjekiqi ‘arratiset’ nga Kosova, paralajmëron shumë risi/ Emision të ri në Shqipëri?

Meriton Mjekiqi është njëri nga personazhet më të komentuar në media.

E gjithë kjo arriti falë sukseseve të tij duke qenë moderator mjaftë i shkathët, shkruan Indeksonline.

Edhe pasi ndau rrugët me “Gjoni Black” ai u shpreh se ka raporte të mira me ta.

“Kam raporte të shkëlqyeshme, dhe kemi një miqësi të fortë” u shpreh ai.

Për Indeksonline ai zbuloi se tashmë gjendet në Tiranë, dhe se do të ketë shumë risi nga ai.

“Po, unë kam ardhur në Tiranë. Kam shumë surpriza të cilat do t’i zbulojë me kohë” u shpreh moderatori.