Meridiani konfirmon lidhjen e Arsimit me Anën dhe flet për një tjetër çift brenda “Për’puthen”
I ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Meridian Ramçaj i tha “të gjjtha”. Përveçse reagoi për përplasjen me Arjan Konomin, ai konfirmoi lidhjen e Ana Lleshit me Arsim Abdulin, dhe tregoi se cili është çifti më i vërtetë në “Për’puthen”.
“Janë shumë pozitivë të dy si natyrë. Ana duket pak grifshë, pak e egër në TV, domethënë të jep këtë përshtypje, por po të rrish me Anën është tjetër natyrë, tjetër njeri, ndërsa Arsimi është shumë i edukuar shumë i qetë.Uroj që largësia mos të ndikojë te të dy,” u shpreh ish-opinionisti pasi konfirmoi publikisht lidhjen e tyre.
Ndërkohë ai ka treguar edhe se cili është çifti më i vërtetë në programin e dashurisë sipas tij.
Meridiani tha se janë Andi dhe Jasmina ata që kanë ndjenja të sinqerta dhe se çdo gjë që bëjnë në emision, e bëjnë për të bërë xhelozë njëri-tjetrin.