Melissa Satta harron historitë e zjarrta të shtratit: ndahet nga futbollisti Kevin Prince Boateng
Historitë e zjarrta në shtrat tashmë janë lënë pas. Mes Melissa Satta e Kevin Prince Boateng ka përfunduar gjithcka. Lajmin e ka rrëfyer revista Chi, që në fakt, në verë kishte bërë të ditur se mes ciftit po vërtitej ndarja. Tentativa e riaafrimit, që i kishin dhënë vetes të dy protagonistët, me sa duket ka dështuar.
Revista italiane tregon edhe detaje në lidhje me momentin e vështirë që Boateng e Melissa po kalojnë përsëri: “Historia ka mbërritur në fund e Melissa ka zgjedhur të shpërngulet për disa ditë tek mikesha e saj Arianna Alessi, gruaja e Renzo Rosso. Për të përforcuar ndarjen, Satta me shumë kujdes evitoi të shfaqej në tribunën e stadiumit të Monzas ku luan i shoqi”.