Melisa e “Për’puthen” molla e sherrit për prishjen e miqësisë mes shokëve, Fationi zbulon ç’i ndodhi me Andin

Andi Shehi dhe Fation Kuqari, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, kanë qenë dy nga djemtë më të pëlqyer të emisionit.

Karizmatikë dhe shumë të natyrshëm, dy çunat fituan zemrat e gjithë publikut, teksa dukshëm vihej re një shoqëri e mirë mes tyre. Jo vetëm që i shihnim shpesh bashkë edhe jashtë programit, por ata mbështesnim hapur njëri-tjetrin në çdo debat.

Mirëpo, pas daljes nga emisioni, Fationi dhe Andi duket se nuk kanë ruajtur më asnjë raport me njëritjetrin. Madje, as nuk komunikojnë. Fationi ka realizuar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”, ku ndër të tjera është pyetur edhe rreth marrëdhënieve me Andin.

“Shumë pyetje të tilla, nuk kam asnjë komunikim. Nuk flas!”, ka shkruar Fationi pa shpjeguar se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Publikisht nuk ka asnjë përplasje mes tyre. Megjithatë, pas publikimit të skandalit “Tea-BeartAndi”, Fationi reagoi në një status në “Instagram”, duke shkruar “Kjo s’është asgjë!”, duke vendosur figurën e një vajze me flokë të kuqe, çka i bëri fansat të dyshojmë se këto fjalë i drejtohen Melisës.

Ai e ka sulmuar shpesh Melisën, madje e ka akuzuar se kishte krijuar lidhje të fshehtë e madje kishte kryer marrëdhënie me një person brenda programit.

Nga ana tjetër, Andi përflitet për një lidhje me Melisën. Pas daljes nga emisioni, ata janë parë shpesh bashkë, teksa nuk kanë pranuar asnjëherë se janë në një lidhje.

Nuk e dimë nëse është kjo arsyeja e ndërprerjes së marrëdhënieve mes tyre apo ka ndodhur ndonjë ngjarje të tjera jashtë kamerave? Le të presim të tjera detaje nga të tre protagonistët.

/Panoramaplus.al