Megi Pojani pozitive me Covid-19: “S’ka asnjë mënyrë të drejtë për ta thënë”

Megi Pojani dyshohet se është prekur nga Covid-19. Vetë Megi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, të cilin e ka fshirë më pas.

Lajmin e ka bërë me dije “Prive.al”. Në një nga faqet e fansave të Megit në Instagram, mund të shihet edhe postimi i cili tashmë nuk figuron më në profilin e saj. “S’ka asnjë mënyrë të drejtë për ta thënë. Por ja ku jemi. Kam Covid”, ka shkruar ajo. Por, nga ana tjetër Megi njihet për humor në rrjetet sociale dhe ky mund të ketë qenë edhe thjeshtë një reagim i saji për të ironizuar lajmin që po qarkullon së fundmi. Në të kundërt, Megit do i duhet të qendrojë dy javë në izolim.

Ajo është aktualisht duke drejtuar rubrikën “Maskat” në “E Diell”. Se si qendron e vërteta, pritet ta zbulojë vetë Megi…ose do ta mësojmë nëpërmjet transmetimit të formatit në fjalë të dielave në vijim. /News31