Megan Fox dhe Machine Gun Kelly së shpejti prindër?

Machine Gun Kelly ngriti shumë thashetheme në “Billboard Music Awards 2022” të dielën në mbrëmje, kur ai iu referua Megan Fox si “gruaja” e tij dhe më pas përmendi “fëmijën e tyre të palindur”.

Kelly doli në skenë në Las Vegas për të performuar “Twin Flame” dhe në fillim të tij tha: “Unë e shkrova këtë këngë për gruan time”.

Në gjysmë të performancës, ai vazhdoi me: “Kjo është për fëmijën tonë të palindur”, ndërsa dëgjohej një rrahje zemre, shkruan Page Six.

Më herët në mbrëmje, çifti hodhi poshtë pyetjen e një gazetari duke pyetur nëse do të ndiqnin hapat e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dhe të bënin një martesë të shpejtë në Las Vegas.

Në vend të kësaj, Kelly, 32, tha se ata do të festonin ditëlindjen e 37-të të Fox në mesnatë.

Dyshja, u fejuan në janar në plazhin Ritz-Carlton Dorado në Porto Riko.

“Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po… dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit”, shkroi Fox në Instagram në atë kohë.

“Janë vetëm disa pika, por po, ne konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit me raste vetëm për qëllime rituale.”