Mediat e huaja shkruajnë për Trejsi Sejdinin: “Është e dashura e mafiozit shqiptar”
“Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ndohet në Bangkok për të marrë pjesë në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe”. Trejsi ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore me bukurinë e saj, por ka marrë gjithashtu edhe kritika të shumta.
Mediat rozë në Spanjë, Indonezi, Filipine, Tajlandë e të tjera, e kanë cilësuar modelen si një ndër femrat më të bukura pjesëmarrëse. Gjithashtu kanë shkruar se ajo është ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”, si dhe është pretendente e fortë për fitore.
Ndërsa nga ana tjetër ata shkruajnë se, Trejsi është një balerinë ekzotike që kërcen tërësisht e zhveshur si dhe është e dashura e një mafiozi shqiptar, shkruan Panorama Plus. “18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike, që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar” shkruan një media spanjolle “E”. Me pas shkruan një tjetër: “Trejsi dallohet për sjelljen e saj rebele dhe të çmendur”.