ME VIDEO! Reperi Quavo tërheq zvarrë të dashurën në ashensor

Pas kësaj ngjarjeje, çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre, ndërsa asnjëri nuk ka reaguar për pamjet e publikuara.

Reperi Quavo, anëtari i grupit të njohur muzikor ‘Migos’ ka tërhequr zvarrë të dashurën e tij Saweetie në një ashensor, ndërsa pamjet janë bërë virale.

Edhe pse tashmë janë deklaruar si të ndarë, videoja e publikuar disa muaj pas ngjarjes, tregon momentet e tmerrshme kur reperi e tërheq pa mëshirë. Burime për TMZ thonë se konflikti ndodhi në vitin 2020, disa muaj para ndarjes.

Pas kësaj ngjarjeje, çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre, ndërsa asnjëri nuk ka reaguar për pamjet e publikuara.

(kle.mu./dosja.al)