Me një vajzë tjetër pas ndarjes nga Heidi? Romeo poston foton e rrallë!

U përfol se pas ndarjes nga Heidi Baci, Romeo Veshaj është duke u njohur me një vajzë tjetër, por kjo nga aktori nuk u pohua asnjëherë. Dhe ndërsa shumëkush mund të priste ndonjë shenjë prej tij lidhur me këtë femër misterioze, ajo nuk ka mbërritur. Madje edhe postimin e fundit që Romeo bëri e ka lidhur ngushtësisht vetem me familjarët e tij: Ish banori i BBV u shfaq mjaft i lumtur në krah të dy gjyshërve, marrëdhënien e ngrohte me të cilët e kishte përmendur edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë se famshme.

Gjatë kësaj kohe Romeo ka qenë në qendër të mediave rozë pasi po përflitet për një ndarje nga Haidi Baçi, një romacë që dyshja e nisën brenda shtëpisë së BBV.

Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.

Bordo